Erdogan në CNN: Shumica e turqve nuk e duan BE-në

Postuar në 12 Korrik, 2017 13:42

"Bashkimi Evropian nuk është  diçka thelbësore për ne. Jemi të qetë në këtë drejtim”- tha Presidenti turk Taip Erdogan, duke paralajmëruar rrezikun e mbylljes së çdo kanali komunikimi me Europën në një kohë kritike për zhvillimet ndërkombëtare. Erdogan shkoi edhe më tutje në intervistën e dhënë për BBC-në ku tha se "Turqia do ta marrë me lehtësi njoftimin e BE-ja nuk do ta pranojë si anëtare"

"Ne e mbajmë fjalën. Nëse BE-ja e thotë qartë se nuk mund të pranojë Turqinë, kjo do të jetë një lehtësim për ne. Pastaj ne kemi një plan B ose C. Gjatë mandatit tim të parë si kryeministër, Turqia prezantohej në takimet e liderëve të BE-së si një vend që ka arritur një revolucion të heshtur. Por tani BE-ja jo vetëm që nuk na thërret në seancat e saj, por na humb kohë edhe neve. Kjo është situata tani”- shtoi Erdogan.

"Pavarësisht gjithë kësaj, ne do të vazhdojmë të jemi të sinqertë me BE-në edhe për disa kohë. Ne do të shohim se çfarë do të na sjellë kjo"- tha Erdogan duke vënë në dukje se  shumica e turqve nuk e duan  BE-në.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.