Zguri i vë kapak rezultatit: Task Forca të tregojë kriminelët e zgjedhjeve

Postuar në 11 Korrik, 2017 11:05

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Klement Zguri në mbyllje të afatit të ankimimeve për rezultatin e zgjedhjeve të 25 Qershorit i kërkoi Task Forcës për Monitorimin e Zgjedhjeve të bëjë publik raportin mbi shkeljet e evidentuara gjatë procesit. Sipas tij, është koha që të zbardhen krimet zgjedhore dhe që organet e drejtësisë të veprojnë në bazë të referimeve që janë bërë në Prokurori për shitblerje të votës apo sjellje antiligjore të komisionerëve në qendrat e votimit dhe numërimit.

Procesi ka regjistruar incidente dhe shkelje të natyrave të tjera, të cilat kërkojnë reagimin e përgjegjshëm edhe të institucioneve të tjera. Task Forca e ngritur nga Këshilli i Ministrave për monitorimin e Zgjedhjeve 2017 apo Departamenti i Administratës Publike, janë marrë gjeresisht me problematikën e zgjedhjeve, kanë bërë konstatime, kanë ndërhyrë dhe kanë nisur procedura hetimi administrativ. Për këtë arsye, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të përfshira të përmbyllin me përparësi procedurat e tyre të hetimit administrativ apo penal dhe të bëjnë sa më shpejt publike rezultatet e punës së tyre.”-deklaroi Zguri.

Zguri i ka vënë kapak edhe kontestimit të rezultatit duke thënë se vetëmn PD ka kontestuar tabelën përmbledhëse për qarkun Berat si dhe PS e PDIU kanë kontestuar tabelën përmbledhëse për qakrun Tiranë.

“Tabelat përbledhëse të rezultateve për qarqet e tjera nga sot nuk mund të kontestohen më. Asnjë subjekt elektoral nuk ka paraqitur kërkesë për deklarimin të pavlefshëm të rezultatit në ndonjë zonë zgjedhore. Kërkesa të tilla nga sot nuk mund të depozitohen më”-theksoi Zguri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.