Shpallet në kërkim administratorja e "Euroteam"

Postuar në 11 Korrik, 2017 18:18

Mirela Topulli, gruaja që dhunoi fizikisht dhe kërcënoi gazetarin e emisioni investigativ "Stop" në Televizionin Klan, Genci Angjellari është shpallur në kërkim nga policia. Administratorja e “Euroteam”, reagoi brutalisht, pasi gazetari zbuloi se kompania që ajo drejtonte derdhte mbetje të rrezikshme spitalore në lumin Erzen. Kur gazetari kërkoi shpjegime, Topulli nis menjëherë kërcenimet përpara kameras, siç duket edhe në këto pamje të transmetuara nga emisioni Stop.

Mbi administratoren e “Euroteam” rëndojnë akuzat e goditjes dhe fyerjes për shkak të detyrës, e shpërndarjes së mbetjeve kimike të rrezikshme dhe e ndotjes së ambientit.Goditja për shkak të detyrës parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërsa mbajtja dhe transportimi i substancave kimike dënohet nga 3 deri në 10 vjet burg.

“Euroteam” është licensuar në vitin 2013 për të trajtuar mbetjet e rrezikshme spitalore të Spitalit të Beratit dhe të disa spitaleve private në kryeqytet. Investigimi i emisionit Stop zbuloi se në ambientet e kësaj kompanie nuk ekziston asnjë pajisje për të bërë dezinfektimin dhe asgjësimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.