Nga anullimet e konçesioneve të Gylen tek mirënjohja për Erdogan

Postuar në 10 Korrik, 2017 22:29

Nga Stambolli ku mori pjesë në kongresin e naftës, kryeministri Rama shprehu publikisht mirënjohjen për presidentin e Turqisë Erdogan si garanci suksesi në investimet e sektorit energjetik, ku Shqipëria ruan rezerva të mëdha të pashfrytëzuara. 

Por për çfarë Shqipëria duhet t'i jetë mirënjohës presidentit turk dhe a përfaqëson ky falenderim i Ramës një mirënjohje dhe konsensus të gjithë shqiptarëve. Ajo që mund të thuhet është se Miqësia që kanë vendosur Rama dhe Erdogan është ngritur mbi një negociatë personale jotransparente që ngre dyshime mbi akte që ka prodhuar qeveria shqiptare në raport me disa investim turke. 

Kështu hije të mëdha dyshimi shoqëruan anullimin e koncesionit të Skavicës në vitin 2016.  Qeveria shqiptare i kishte akorduar më 23 dhjetor 2015 një bashkimi kompanish turke, “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, një bonus në masën 8 pikë për ndërtimin e një koncesioni të quajtur Katundi i Ri. 

Vendimi i qeverisë nuk u publikua në faqen e saj zyrtare kryeministria.al, bashkë me vendimet e tjera të marra në të njëjtën mbledhje, por  u publikua në 7 janar 2015 në Fletoren Zyrtare.  http://www.mapo.al/2016/01/procedura-te-dyshimta-pas-koncesionit-te-fund...

Ende pa u dhënë lajmi nga qeveria shqiptare, kompania turke Suzer publikoi në faqen e saj të internetit lajmin se hidrocentrali i ri do të jetë me kapacitet 57 Më dhe pritej të kushtonte 110 milionë euro. Kompania Suzer deklaroi sakaq në faqen e saj të internetit se “punimet do të nisin në fund të vitit 2015” dhe se pritet që hidrocentrali të përfundojë së ndërtuari pas 30 muajsh nga nisja e punimeve.

Partia Demokratike në opozitë e denoncoi vendimin si një “aferë korruptive”. Ministria e Energjisë dhe Industrisë reagoi duke e konsideruar denoncimin e opozitës si “fabrikim dhe shpifje”, por pranoi se me të vërtetë, më 23 dhjetor 2015, qeveria e ka dhënë një bonus për një kompani turke.

Thuajse një vit pas botimit në fletoren zyrtare konçesioni elektroenergjitik i Skavicës u anulua. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të mbyllë këtë tender me argumentin se asnjë kompani nuk kishte paraqitur ofertë brenda afateve kohore. 

Ka dyshime të forta se nuk ka qenë kjo arsyeja e vërtetë e anullimit të tenderit, por kërkesa e Erdogan për t'i hequr këtë koncesion kompanisë pas së cilës ishin biznesmenë të lidhur me organizatën e Fetullah Gylen.  https://www.vizionplus.tv/anulohet-koncesioni-i-skavices/
Në korrik të 2016 Ministria e Transportit njoftoi dhënien e koncesionit për operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e autostradës Milot-Morinë,  një kompani turke. Pasi mori edhe rekomandimin e IFC, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave vendosi të shpallë ofertë të preferuar, atë të paraqitur nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive i kryesuar nga “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd” me vlerë 5.6 mln euro dhe kohëzgjatje 30 vjet.

Një vendim i papritur i Komisionit të Prokurimit Publik i marrë më 8 gusht përmbysë vendimin e Ministrisë së Transporteve duke kërkuar shpalljen fitues të konkurrentit tjetër, i cili përbëhet nga një grup kompanish shqiptaro-greke pas ankimimit që kishte bërë ky konsorcium në Gjykatë. 
http://time.ikub.al/16-09-07-Ndryshimi-i-fituesit-terr-informativ-per-ko... rruges-se-Kombit527166.aspx. 

Edhe për anullimin e këtij tenderi dhe heqjen e konçesionit nga duart e kompanisë turke po ashtu ka dyshime të forta se ka ndikuar kërkesa e autoriteteve turke me të njëjtin argument atë të lidhjeve me organizatën e klerikut Fetullah Gylen, të cilën presidenti turk e ka shpallur terroriste dhe kundër interesave turke. 

Nëse do të ishin biznese të mbështetura nga qeveria turke askush nuk do të guxonte të mendonte anulimin e tyre. Në këtë kuptim edhe axhenda e mirënjohjes për presidentin Erdogan që kryeministri e shpalosi nga Stambolli është tërësisht personale dhe nuk ka pse të artikulohet si mirënjohje e popullit shqiptar për presidentin turk. Biznesi duket se është vetëm mes dy personave dhe në funksion të pushtetit të lidhur me interesat e tyre. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.