Humor dhe politikë në PE me zgjedhjet në Shqipëri

Postuar në 11 Korrik, 2017 19:31

Për eurodeputetët e Parlamentit Europian, moskontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e ngërçeve të mëtejshme politike në Shqipëri dëshmuan për një rikthim të normalitetit demokratik në vend. Ndaj, siç e kanë cilëuar disa parlamentarë europianë, nuk ka më kuptim më të shtyhet hapja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

"Të gjitha forcat politike u gabuan në parashikime. Rama që dyshonte se nuk do kishte shumicën e duhur për të qeverisur, e arriti këtë shumicë. Basha mendonte se Partia Demokratike ishte krah për krah me atë Socialiste, ndërkohë që rezultati tregoi që kishte një diferencë të rëndësishme midis tyre dhe cunami i anonçuar nga Meta nuk ndodhi. Fakti që nuk pati kontestim apo bllokim tregon që ka një rikthim të normalitetit demokratik në Shqipëri. Tani duhen vijuar reformat, por shpresojmë në hapjen e negociatvae të anëtraësimit, pasi tashmë nuk ka kuptim që kjo të shtyhet sërish"-deklaroi eurodeputeti, Christian Dan Preda. Për Eduard Kukan, proçesi duhet parë më shumë në kontekstin politik, sesa në atë teknik siç e ka peshuar OSBE/ODHIR
"Duhet theksuar, se rekomandimet e OSBE/ODHIR për proçesin zgjedhor e kryesisht për depolitizimin e administratës zgjedhore nuk janë zbatuar. Këto rekonandime duhen zbatuar në kohën e duhur para zgjedhjeve të arshshme. Qeveria e re duhet të ecë përpara me reformat e integrimit veçanërisht me zbatimin e reformës së gjyqësorit dhe proçesit të Vettingut"-shtoi Kukan. Gjatë diskutimit, eurodeputetët janë shprehur, se Bashkimi Europian duhet të angazhohet më shumë në proçesin e integrimit me vendet e Ballkanit për të zhbërë perceptimin e krijuar në vendet e Ballkanti, që proçesi i anëtarësimit është ngrirë dhe perspektiva e anëtarësimit mund të marrë me vite të tëra. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.