Hahn: Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, të rrezikshme dhe të papranueshme

Postuar në 11 Korrik, 2017 09:36

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për gazetën “TemA”. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për deklaratat e politikanëve shqiptarë, mes tyre edhe kryeminstrit Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve.

“Ky diskutim është i rrezikshëm dhe i papranueshëm. Mendoj se është e rëndësishme të shikohet perspektiva e të gjithë rajonit. E gjithë energjia dhe fokusi duhet të drejtohen tek axhenda e reformave të lidhura me tri shtyllat e strategjisë së zgjerimit: sundimi i ligjit, qeverisja ekonomike dhe reforma e administratës publike. Kjo do të përmirësojë kushtet e jetës së qytetarëve”, shprehet ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.