Grupimi "Basha ik" nis lëvizjen për katarsis në bazë

Postuar në 11 Korrik, 2017 09:34

Paralelisht me garën për kryetar të Partisë Demokratike, figura të njohura të kësaj force politike do të investohen në një lëvizje të ngjashme me katarsisin e Fatos Nanos. Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi  ka zbuluar lëvizjen e re të tij dhe grupit që kundërshton mënyrën si po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin në parti. Në një intervistë për ReportTv Patozi thotë se shumë shpejt do të ketë një tur takimesh me anëtarësinë në të gjithë vendin për të shpjeguar atë që po ndodh në me partinë.

“Do të nisim një tur në të gjithë Shqipërinë që tu shpjegojmë demokratëve atë që po ndodh. Do të jenë figura të larta të PD-së që do të mbështesin këtë tur. Do të ketë zhvillime të reja që do të ndalin grabitjen e partisë. Do të ketë kërkesa institucionale për të ndalur atë që po ndodh” – tha Patozi. Ai shtoi se minimumi që duhet të kishte bërë Basha është dorëheqja nga posti i kryetarit për të hapur rrugën e një gare të barabartë

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.