Afrika Perëndimore po mbulohet nga uji(foto)

Postuar në 11 Korrik, 2017 14:21

Oqeani po përparon ndjeshëm në Afrikën Perëndimore dhe po i rrëmben njerëzve pjesë të tëra toke. Pamjet e përcjella nga revista “Foreign Policy” nga fshati Fuvemeh në Ghana, rrëfejnë atë që po ndodh në më pak se 20 vjet.

Dy dekada më parë fshati i vogël i peshkatrëve numëronte 2 500 banorë, por tani, si pasojë e veprimtarive industriale dhe ndryshimeve klimaterike plantacionet e arrave të kokosit janë të gjitha nën ujë. Natyra të lë kohën e duhur, por nuk tërhiqet. Fshatarët janë kthyer disa herë në fshat për të rindërtuar shtëpitë nga përmbytja, por përparimi ujit është i pandalshëm dhe tani mbetet vetëm largimi. Revista shkruan se njësoj si ky fshat janë me mijëra në Afrikën Subsahariane, e cila shtrihet në 4 000 milje nga Mauritania në Kamerun dhe sot rrezikon të përpihet nga uji.

Erozioni si pasojë e rritjes së nivelit të ujit është shkaktari i këtij gllabërimi të heshtur që në disa vende thith 30 m tokë në vit. Ky është një rajon ky 31% e popullsisë jeton në bregdet dhe ajo gjeneron 56% të PPB-së së përgjithshme, të dhëna këto që krijojnë një përfytyrim të pasojave që priten.

Nuk është fjala vetëm për fshatrat. Në rrezik përmbytjeje është edhe Lagos, megalopoli Nigerian që është qyteti i shtatë në botë për rritje si dhe Accra, kryeqyteti i Ganës. Po kështu pjesa jugore e kryeqytetit të Mauritanisë, Nouakchott humbet çdo vit rreth 25 m plazh, ndërkohë që dukuri të ngjashme vihen re në Gambia, Senegal, Togo etj..

Miliona njerëz që do të detyrohen të zhvendosen për shkaqe që nuk lidhen me ta dhe për faktin se investimet e duhura për të përballur këtë problem kushtojnë shumë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.