Përvoja negative 1/Kreu i Agjencisë së Bregdetit ka një ankesë serioze. Nuk e dëgjon kush...

Postuar në 08 Korrik, 2017 23:11

Të shkruajnë më gërma të mëdha ankesat e tyre për administratën, sepse siç thotë kryeministri ai do të bashkqeverisë me njerëzit për katër vjet. Duke sugjeruar modestisht, që mos ta hajë njeri këtë karamele që u ngjan atyre monedhave që dikur turistët u hidhnin fëmijëve shqiptarë që u rendnin nga pas me pak fjalë anglisht, duhet të kujtojmë se kjo mënyrë e drejtimit me frymë kapanoni, do dëmtojë rëndë atë reformim të administratës dhe forcim të institucioneve. Mbani mend para disa muajsh një spot publicitar që dilte thuajse në çdo faqe të mediave online për të ashtuquajturit Sinjalizues? Këta do të përgjonin dhe raportonin aktet e korrupsionit në administratë. Rezultati? Ky që shohim sot: Bëhuni të gjithë sinjalizues.

Mirëpo le të shpresojmë se e ashtuquajtura platformë do të ketë diçka të mirë dhe mos të nxitojmë ta paragjykojmë. Në kuadër të denoncimeve për keqpërdorim të pushtetit dhe sjellje që përbën përvojë negative në çdo drejtim, po sjellim një rast të bërë publik nga një vartës i z. Rama, kreu i Agjencisë së Bregdetit, Auron Tare. Ndoshta z. Rama nuk sheh fare se çfarë bën z.Tare, i cili ka folur për ndërhyje të paligjshme në plazhet e Ksamilit. “Ishujt e Ksamilit që janë uzurpuar nga një subjekt, të cilin mendoj që edhe policia edhe bashkia e njeh kush është. Nuk merr asnjë lloj mase për ta larguar këtë subjekt. Ishulli i Ksamilit është pronë publike. Qytetarët nuk duhet të paguajnë asgjë për të shkuar në plazh. Të gjitha këto janë konstatuar nga ana jonë. Nga ana e Bashkisë nuk ka ndonjë reagim. Fundi i fundit është territor i bashkisë”, është shprehur Tare.

Më poshtë video:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.