Shtrëngim historik duarsh mes Trump e Putin (Video)

Postuar në 07 Korrik, 2017 16:50

Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, patën një shtrëngim historik duarsh në takimin e parë informal të samitit të G20-ës në Hamburg. "I shtrënguan dorën e njëri-tjetrit dhe thanë se do të takohen shumë shpejt"- u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Kur u pyetën nëse Putin ka shumë pyetje për t'i drejtuar Trump, i Peskov u përgjigj pozitivisht. "Udhëheqësi rus u informua plotësisht se Trump e quajti destabilizuese sjelljen e Moskës në Ukrainë"- duke shtuar se Moska do të marrë parasysh vërejtjet e tjera relevante të SHBA-ve.

Gazetarët u lejuan të bëheshin dëshmitarë të një pjese të takimit dhe Presidenti Trump tha se ata të dy kishin patur “biseda shumë të mira".

"Presidenti Putin dhe unë kemi diskutuar për gjëra të ndryshme dhe mendoj se po shkon shumë mirë. Kemi pasur disa biseda shumë të mira. Ne do të kemi tani një diskutim dhe natyrisht këto do të vazhdojnë, por ne presim që për Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe gjithë të interesuarit të ketë shumë gjëra mjaft pozitive. Është nder të jem me ju”, tha Presidenti Trump.

Ndërsa Presidenti Putin tha:

"Ne kemi folur në telefon disa herë me ju për çështje shumë të rëndësishme dypalëshe dhe ndërkombëtare. Por bisedat telefonike nuk janë kurrë të mjaftueshme. Ne duam të kemi zhvillime pozitiv në takimet dypalëshe dhe të jemi në gjendje të zgjidhim konfliktet më të mprehta ndërkombëtare dhe çështjet që mendojmë se do të kenë nevojë për takime personale. Jam i kënaqur që ju takoj personalisht, Zoti President, dhe shpresoj se, siç keni thënë, takimi ynë do të japë rezultate pozitive."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.