"Në PD kanë frikë të flasin"

Postuar në 07 Korrik, 2017 10:32

Jamarbër Malltezi, zyrtar në Partinë Demokratike dhe dhëndër i ish-kryetarit të saj, Sali Berisha, ka publikuar në profilin e vet në Facebook përmes të cilit denoncon situatën kufizuese në PD.

Pas 27 vitesh qe protestuam per liri dhe te drejta njerezore, nuk mendoja qe do perballesha me njerez qe kane frike te diskutojne lirshem (dhe brenda forumeve) per ate qe u be mire dhe ato qe ishin krejt gabim.

Po nese ka frike te flasim haptaz mes njeri-tjetrit si do rikuperojme 300,000 zemra qytetaresh qe duhen fituar per te mundur krimin e organizuar qe blen vota e gjithshka?

Uroj dhe shpresoj qe PD te behet sa me shpejt “Land of the Free & Home of the Brave””, shkruan ai.

Një akuzë që shkon drejt ekipit drejtues të PD-së dhe kryetarit Lulzim Basha, i vënë seriozisht në dyshim pas rezultatit katastrofik të 25 qershorit. Duket se kritika dhe akuza dëshmon një luftë të fortë politike në parti, tejkalimi I së cilës me gjasë do të sjellë spastrime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.