Kontrabanda e cigareve, BE humbi 10 mld euro në 2016

Postuar në 06 Korrik, 2017 21:35

9.1% e totalit të cigareve të konsumuara në Evropë në vitin 2016 ishte e paligjshme ose kontrabandë. Në vendin e parë pë konsumin e cigareve kontabandë edhe këtë  vit është Letonia me 22.6%, e ndjekur nga Greqia (18.8%), Irlanda (17.5%), Malta (17.2%) dhe Lituania (17%). Tregu i jashtëligjshëm i cigareve vazhdon të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për të ardhurat e shteteve anëtare të BE-së dhe burimi kryesor i financimit për krimin e organizuar në nivel ndërkombëtar.

Është vlerësuar se shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë humbur në vitin 2016 rreth 10.2 miliardë euro nga taksat direkte dhe indirekte për shkak të tregtisë së paligjshme të cigareve.Ekspertët thonë se ky është një fenomen i lidhur direkt me rritjen e taksave të cigareve, duke marrë si shembull Greqinë  ku nga 1 janari 2017 arritën në 90% të çmimit mesatar të shitjes me pakicë.

Në mënyrë të veçantë për Greqinë bëhet referencë e veçantë ndaj problemeve që nxisin kontrabandën e cigareve, të tilla si mungesa e skanerave me rreze X në porte, madje edhe në Pire, i tretë në Europë. Në të njëjtën kohë vihet re se korrupsioni në një varg organizatash publike dhe private është një sfidë e madhe për të luftuar kontrabandën e cigareve.

Kontrabandistët përdorin teknika të veçanta për të shmangur zbulimin e cigareve të paligjshme. Për shembull, raporti thekson se anijet e mëdha që transportojnë cigare të paligjshme i fshehin në portet e vogla dhe plazhe të largëta.Të dhënat janë rezultat i një studimi të kryer nga Instituti i Royal United Services Institute (RUSI), me të dhënat sasiore të dala nga raporti vjetor i Projektit KPMG.

http://www.kathimerini.gr/917126/article/oikonomia/ellhnikh-oikonomia/60...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.