Gratë koreane, skllave seksi të Ushtrisë Japoneze (Video)

Postuar në 07 Korrik, 2017 13:36

Një video  me gjatësi 18 sekonda u publikua nga qeveria e Koresë së Jugut dhe Universiteti i Qendrës Kombëtare të të Drejtave të Njeriut në Seul, shfaq një nga faqet më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Në videon e publikuar për herë të parë shfaqen shtatë gra robina të ushtrisë japoneze.
Në thelb, këto gra ishin skllave seksi të Ushtrisë Perandorake Japoneze dhe përdroreshin për të kënaqur seksualisht ushtarët që shërbenin në front.
Vlerësohet se më shumë se 200.000 gra, kryesisht me origjinë koreane, ishin të burgosura të Ushtrisë Japoneze.
Videoja bardh e zi është filmuar në vitin 1944 dhe është e para e zbuluar në mbarë botën që i përket kësaj çështjeje. Deri më tani, regjistrimet për "gratë e ushtrive" ishin bërë vetëm përmes fotografive. Videoja tronditëse tregon gratë në një "shtëpi publike", me rroba të pista në përpjekje për të biseduar me zyrtarët e ushtrisë japoneze. Atyre u bëheshin vaksina të sifilisit qe u pengonin pjellorinë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.