Bihaçi, baza 6 miliardë$ e Titos

Postuar në 07 Korrik, 2017 11:59

Baza ajrore e Bihaçit ka qenë një nga instalimet ushtarake më të mëdha në Europë dhe ajo ndodhej fare pranë Shqipërisë, në pjesën boshnjake të ish-Jugosllavisë. Ajo njihet si baza ajrore Zheljava, zyrtarisht Objekat 505 – Objekti 505, rrëzë malit Plješevica. Ajo nisi të ndërtohej në vitin 1948 dhe përfundoi në vitin 1968 me një kosto totale, 6 miliardë dollarë. Objekti konsiderohej si bazë ajrore e nëndheshme, por në fakt aty avionët vetëm strehoheshin në tunelet e ndërtuara në mal, diçka që u imitua në Shqipëri me Gjadrin, apo me bazën detare në Porto Palermo.

Në malin në fjalë, jugosllavët kishin ndërtuat edhe një stacion radari, qendër kontrolli dhe ndërtesa komunikimi. Baza, tunelet e së cilës arrinin në 3.5 km, mund të strehonte 1000 persona për një muaj furnizim ushqimor. Dyert peshonin 100 tonë dhe në tërësi kompleksi ishte projektuar të përballonte një goditje bërthamore direkte prej 20 kilotonësh.

Ironikisht baza u shkatërrua nga ushtria jugosllave në vitin 1992, për të mos lejuar që ajo të binte në duart e boshnjakëve apo kroatëve. 56 tonë eksploziv u përdorën për të shkatërruar atë që dikur ishte krenaria e ushtrisë jugosllave, por edhe dëshmi e marrëzisë së një kohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.