Shaban Memia i bashkohet kritikëve të Bashës: Jam idhtar i institucioneve, metodave legale dhe i të vërtetës

Postuar në 06 Korrik, 2017 09:48

Zërave kritikë ndaj Lulzim Bashës i është shtuar së fundmi edhe Shaban Memia, funksionar jetëgjatë i Partisë Demokratike dhe njëherazi një nga organizatorët në terren të opozitarizmit të saj në vitet e vështira 1997-2005. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Memia thotë se Lulzim Basha po linçon demokratët dhe se rruga e vetme për daljen nga kjo situatë është zbatimi i statutit dhe ndjekja e vendimeve institucionale.

Mendoj se është jetike të fillohet nga shëndoshja e partisë, duke u kapur fort pas pikave që na bashkojnë dhe jo pas atyre që na ndajnë, si dhe duke respektuar statutin e demokracinë e brendshme, e kjo pikë së pari në procesin zgjedhor partiak që kemi përpara. Për shembull, në zgjedhjet e vitit 2013, përveç deformimeve të tjera, në listën për Anëtar të Këshillit Kombëtar kanë konkurruar njëherësh nëna dhe vajza. Nuk janë të paktë demokratët që, pavarësisht këtyre fenomeneve, janë vetësakrifikuar për motive politike, nuk kanë bërë flirte me kundërshtarët, nuk kanë bërë presione, nuk kanë folur, por në rrethanat kur u mohohet e drejta për t’iu dhimbsur familja e tyre politike, e cila gjendet në ditën më të zezë që nga themelimi, tashmë radha është e tyre.

Unë jam kundër metodave të sekuritase (Shërbimet Sekrete Romune), të pëshpëritjes te veshi, sepse jam ithtar i institucioneve, metodave legale, dhe besoj te vlerat. Por demokratëve dhe shqiptarëve u kemi detyrim për të bërë opinion publik, pasi me heshtjen i kemi lënë demokratët në raport me njërën anë të medaljes. Vetëm duke respektuar statutin, rregullat dhe kriteret legale e transparente, partia bëhet më e fortë, konkurruese, sepse energjitë orientohen në vizione qeverisëse, në beteja me kundërshtarin, dhe rreshtimi partiak bëhet sipas rrathëve koncentrikë. Aristoteli (348-322 p.e.s), rreth 2500 vite më parë thoshte: Mik e kam Platonin, por më shumë mik kam të vërtetën” (Amicus Plato, sed magis amica verita). Kështu që, unë do të përpiqem të rrekem pas disa të vërtetave”, thotë ndër të tjera Memia.

Sipas tij Lulzim Basha ka operuar me metodën “o me mua, o kundër meje”, çka ka çuar në përjashtime faktike. Ai ka hedhur poshtë dhe kritikuar edhe atë që e quan Avokati e Humbjes, që synon të anashkalojë përgjegjësitë për 25 qershorin.

http://www.gsh.al/2017/07/06/shaban-memia-lincimi-eshte-djallezor-basha-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.