Njeriu modern u çiftua me Neandertalët 220 000 vjet më parë. Një studim që shtyn me 160 mijë vjet migrimin e parë nga Afrika

Postuar në 06 Korrik, 2017 11:34

Marrëdhënia seksuale mes njeriut modern dhe kushëririt të tij Neandertalit ka qenë gjithmonë një histori e paqartë, e cila tani është edhe më e ngatërruar. Analizat mitokondriale të ADN-së të një skeleti të Neandertalit të gjetur në Gjermaninë jugperëndimore(pjesë nga femuri), tregojnë se genet e Homo Sapiens kanë kaluar në gjenomin e Homo Neanderthalensis të paktën 220.000 vjet më parë. Dhe që kjo të ndodhë, ka vetëm një mënyrë: marrëdhënia seksuale.
 
Teoria që mbizotëron është se njeriu modern erdhi nga Afrika në Evropë 60.000 vjet më parë. Studimi i ri tregon se duhet të ketë patur një valë të mëparshme të emigracionit nga 220 000 deri në 470 000 vjet më parë. Besohet se Neandertalët u shfaqën së pari në Euroazi. Analizat gjenetike deri tani kanë dhënë rezultate kontradiktore. Sipas analizës së ADN-së, paraardhësit e njerëzve modernë ndahen mes Neandertalëve dhe Denisovanëve (një grup misterioz arkaik siberian) që u shfaq fillimisht para 550 000 - 765 000 vjetësh (në bazë të ADN nukleike). Në bazë të ADN-së mitokondriale, kjo ka ndodhur shumë më vonë, nga 400 000 deri në 470 000 vjet më parë. 
Neandertalët pastaj u përhapën më pas në Euroazi (eshtrat më të vjetra datojnë në Spanjë 430,000 vjet më parë, ndërsa njerëzit modernë u shfaqën të paktën 300.000 vjet më parë dhe 60 mijë vjet më parë u zhvendosën nga Afrika).

Studimet e mëparshme kanë treguar se ka patur marrëdhënie seksuale midis dy specieve njerëzore rreth 50,000 vjet më parë në territorin europian dhe kjo ka lënë në gjenet tona gjurmë të ADN-së Neandertalit. Por studimi i ri tregon se këto raporte duhet të kenë qenë shumë më të vjetra. Studiuesit, e udhëhequr nga Giochanes Kraouze dhe paleigjenetisti Cosimo Prepucin të Institutit gjerman për shkencën e historisë njerëzore në Leipzig publikuan gjetjet e tyre në revistën "Nature".
 
Skenari është si vijon: Para gjysmë milion vjetësh, paraardhësit e Neandertalëve dhe Denisovanëve u përhapën në Evropë dhe Azi. Gradualisht, popullatat lindore dhe perëndimore u diferencuan, duke u identifikuar në Lindje (Azi) si Denisovan, ndërsa në Perëndim (Evropë) Neandertalët.
 
Pastaj, të paktën 270,000 vjet më parë, paraardhësit e njeriut modern emigruan nga Afrika në Evropë dhe u përzien me Neandertalin. Shumë më vonë, para rreth 60.000 vjetësh, pati një migrim të ri masiv të paraardhësve tanë nga Afrika në Evropë, çka u pasua me një përzierje më të gjerë me Neandertalët. Derisa Neandertalët u zhdukën në mënyrë misterioze 30 mijë vjet më parë. 

http://www.nature.com/articles/ncomms16046

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.