Zbardhet e vërteta: Trump vetëm i shkeli syrin Ramës. Berisha i nisi sms: Ngri Çadër e kërko takim!

Postuar në 25 Maj, 2017 21:44

Edi Rama ndodhet në Samitin e NATO-s në Bruksel, aktivitet, pjesa publike të cilit përcillet në faqen zyrtare të Aleancës. Dhe nga pamjet e dhëna, lajmi nëse Edi Rama u takua apo jo me presidentin amerikan që e quajti kërcënim për qytetërimin, nuk konfirmohet. As Edi Rama vetë deri më tani nuk e thotë këtë gjë, por për të përhapur mjegullën se ai ka folur me Trump sy më sy, ashtu siç edhe thotë se i pëlqen, ka vënë në punë mediat. Ja lloji i raportimit copy-paste që shëtit nga Top-Channel,  televizion kombëtar e deri te portale të ndryshme.

Titulli shtiret se përcjell diçka normale dhe që dihet se ndodh: Rama takon Trump. Biseda, në Samitin e NATO-s.

Më poshtë një tekst ndër më qesharakët:

Burime nga Kryeministria konfirmojnë se ka pasur një bisedë të shkurtër mes Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë punimeve me dyer të mbyllura të Samitit të NATO-s në Bruksel. Mësohet se biseda është përqëndruar në aleancën strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, Reformës në Drejtësi dhe luftës së përbashkët kundër ekstremizmit të dhunshëm. Këtë takim e konfirmon edhe kongresmeni republikan i Floridës, Matt Gaetz, me anë të një letre. Ai thotë se është i lumtur për takimin mes tyre. Kongresmeni ishte në delegacionin e para një muaji që vizitoi Tiranën, e thotë se përgëzon kryeministrin për reformat”.

Si thotë ajo fjala? “Më therçin mua po ka folur Trump për reformën në drejtësi në Shqipëri”. Në çdo rast teatri që dhanë liderët e NATO-s para mediave ishte i qartë. Donaldi që krekosej e të tjerët që rrinin si në gjemba. Nuk ka ndonjë gjë se kryeministri shqiptar nuk e takoi presidentin amerikan që e konvertoi turin e fundit në shoë personal.

E sigurtë është që Donaldi me Ramën kanë shkëmbyer shikime, madje edhe shkelje syri dhe një tundje koke që nënkupton “do flasim”.

Nuk është çudi që edhe lajmet me detin dhe naftën të jenë turbullira për të ndërruar muhabetin e Samitit ku Edit nuk i ka ecur dhe ka provuar shijen se ka vende, që atë nuk e vërshëllejnë. Kësaj radhe jo pse aq peshë ka Shqipëria, por sepse i hëngri kurrizi. Thuhet se Berisha me të mësuar këtë thatësirë i ka nisur sms:

Ngri Çadrën para selisë së NATO-s dhe kërko takim!

Dhuratë nga hakerat rusë për Shaptilografistin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.