"Në Shqipëri ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal të Edi Ramës"

Postuar në 05 Korrik, 2017 11:19

Paskal Milo, aleat i përhershëm i Edi Ramës dhe PS-së përveç këtyre zgjedhjeve, ka dhënë një intervistë për gazetën “Shekulli” ku zbulon frikën e tij nga fitorja e fundit elektorale e socialistëve. Sipas Milos, kryetar i Partisë Demokracia Sociale – historian me profesion – ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh në Shqipëri.

Do ta quaja fitore të frikshme. E konsideroj të tille për shkak se ajo nuk erdhi si rrjedhojë e një ballafaqimi midis premtimeve dhe realizimeve, që normalist në një vend demokratik do të mund të justifikohej në rast se do të kishte një kënaqësi të përgjithshme. Kjo fitore erdhi si rezultat i një mobilizimi maksimalist të të gjitha burimeve njerëzore, financiare, legjitime dhe jo të tilla, nga ana e PS-së, erdhi si rrjedhojë e një agresioni të pashembullt mediatik i lidershipit të PS-së, erdhi si rrjedhorja e një shit-blerjeje masive të votës, e paprecedentë në historinë e pluralizmit shqiptar”, thotë Milo.

Më tej ai nuk heziton të bëjë edhe parashikime të errëta për sistemin politik shqiptar.

Qeveritë ose qeverisje me pushtet të përqendruar, e thënë ndryshe autoritariste, kanë mjaft elementë të dobishëm të tipit centralizues në vendimmarrje që bëjnë progres, që nuk krijojnë diferenca të mëdha midis asaj që thuhet dhe asaj që bëhet. Në këtë rast siç ka treguar përvoja botërore por edhe aktuale në disa shtete, kryeministri apo Presidenti në varësi të regjimit, e njëson veten me kombin, me shtetin dhe në momentin që kjo ndodh, siç po bëhet tani edhe në Shqipëri, ekziston rreziku i vendosjes së një regjimi personal, që mund të rrezikojë seriozisht demokracinë shqiptare, të zhdukë pluralizmin. Me faktin që në këto zgjedhje pluralizmi mori një goditje shumë të rëndë është një paralajmërim dhe një rrezik serioz për të ardhmen demokratike dhe evropiane të Shqipërisë”, shton Milo.

http://www.shekulli.com.al/paskal-milo-rama-projekt-per-asgjesimin-e-se-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.