I propozojnë të tërhiqet nga gara, Selami refuzon

Postuar në 05 Korrik, 2017 22:05

Teksa Lulzim Basha duket i vendosur të mbajë me çdo kusht karrigen e kryetarit të Partisë Demokratike, pa përmbushur as rregullin minimal të dorëheqjes nga posti si përgjegjësi për humbjen dramatike në 25 Qershor kundërshtarët e tij kanë tentuar të deligjitimojnë edhe garën formale mes tij dhe Eduard Selamit.

Astrit Patozi tha në një intervistë për ABC News se i kishte kërkuar Selamit në një takim konfidencial të mos bëhej patericë e Lulzim Bashës në ambicjen për t’u rizgjedhur kryetar, por kishte hasur në refuzimin e këtij të fundit.

Takimin e konfirmoi edhe vetë Selami, duke thënë se ndan të njëjtin shqetësim me grupin e kundërshtarëve të Bashës, por jo mënyrën e zgjidhjes që ata parashtrojnë. Ai shtoi se ka vendosur të ndjekë rrugën isntitucionale dhe të garojë për kryetar partie, madje duke premtuar se nëse zgjidhet kryetar do ta nxjerrë PD-në forcë fituese në zgjedhjet e vitit 2021. Sipas tij edhe garat e pabarabarta mund të fitohen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.