Migracioni, Austria do të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë

Postuar në 04 Korrik, 2017 11:03

Situata e migracionit në hapësirën e BE-së po mbërrin në tensione ndërshtetërore. Kështu mediat bëjnë të ditur se Austria ka ndërmend të vendosë ushtrinë në kufirin me Italinë për të mos lejuar kalimin e emigrantëve nga gadishulli apenin drejt Europës Qendrore. 750 ushtarë thuhet se do të angazhohen në këtë operacion dhe mes tyre do të përfshihen edhe mjete të blinduara Pandur, lajm që zyrtarizohet nga ministri i Mbrojtjes, Hanspeter Doskozil.

Ne duhet të përgatitemi për zhvillimet e migracionit në Itali dhe unë pres që shumë shpejt, do të aktivizohen kontrollet kufitare dhe në këtë kuadër, do të kërkohet edhe ndihma ushtarake”, tha ai për gazetën “Krone”.

Sipas ministrit roli i ushtrisë është i domosdoshëm nëse fluksi migrator nga Italia nuk lehtësohet. Deri më tani në Itali kanë mbërritur 83 650 njerëz, 20% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

https://euobserver.com/migration/138425

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.