Bota akademike "refuzon" Shqipërinë që Duam

Postuar në 04 Korrik, 2017 16:16

Kryeministri njoftoi sot se për ata që dëshirojnë të japin kontribut për reformat e pretenduara, ata mund të shkruajnë në një adresë të posaçme. Kryeministri ka marrë shkas nga tre raste që kanë komunikuar me të, pikërisht për këtë qëllim.

Mirëpo nga njëra anë flitet për optimizëm për reformat në vend dhe frymën e re të 25 qershorit, nga ana tjetër raportohet se njerëzit teorikisht të kualifikuar në jurisprudencë, po i rrinë larg institucioneve të reformës në drejtësi.

Akademikët vijojnë të injorojnë thirrjet për t’u bërë pjesë e organeve të reja të drejtësisë si Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe ai i Prokurorisë. Numri i kandidaturave nuk ka arritur as në nivelin minimal që kërkon ligji, gjë që ka detyruar Kuvendin t’u kërkojë universiteteve shtetërore e private, që të shpallin për të tretën herë, thirrjen për shprehjen e interesit.

Ngritja e organeve të reja të drejtësisë vijon të hasë në vështirësi, sidomos përsa i përket juristëve që vijnë nga bota akademike. Këta të fundit vazhdojnë të shfaqin interes të ulët për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke detyruar Kuvendin që të shpallë – për të tretën herë – thirrjen për shprehjen e interesit nga anëtarët e personelit akademik”, raporton AbcNews.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.