Shqipëri – Kosovë, “të bashkuar” në korrupsion

Postuar në 03 Korrik, 2017 09:11

Gazeta e Kosovës “Zëri” shkruan sot për disa veprime të ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, të cilat lënë dyshime të mëdha për korrupsion. Sipas gazetës në fjalë, ministri ka firmosur një kredi 2 milionë dollarë në emër të Republikës së Kosovës, kredi kjo e marrë nga Banka Botërore për grantet për zhvillim në shkollat e vendit. Nga kjo kredi, ministria që drejton z. Bajrami, 234 mijë dollar ia ka kaluar një organizate ku si menaxhet punon djali i tij. Sipas gazetës organizat joqeveritare në fjalë ka përfituar edhe herë të tjera fonde nga Ministria e Arsimit, duke krijuar kështu dyshime për një aferë korruptive, pasi qenia e djalit të ministrit në drejtimin e një subjekti që përfiton fonde, lë dyshime.

http://zeri.info/aktuale/151157/masht-i-jep-qindra-mijera-euro-per-ojq-n...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.