SHBA heq dorë nga likujdimi i Assad: "Fati i tij në dorë të Rusisë'

Postuar në 03 Korrik, 2017 14:18

Uashingtoni duket se është dorëzuar në Siri. Të paktën sa I përket presidentit Assad, administrata e Donald Trump nuk ka më qëndrimet e pararendëses së saj duke pranuar se për të vendos Rusia. Revista “Foreign Policy” shkruan sot për një bisedë private mes sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, zhvilluar në Departamentin e Shtetit javën e shkuar, në të cilën Tillerson ka pranuar se fati i Assad është në duart e Rusisë. Tillerson ka shtuar se synimet e administratës amerikane në Siri kufizohen te shkatërrimi i Shtetit Islamik, ndërkohë që revista shton se 3 muaj më parë, i njëjti njeri, pra Tillerson, kërkonte largimin e Assad.

Në këtë kuadër aksionet e fundit të forcave amerikane në Siri kundër trupave qeveritare shihen thjesht në një plan taktik, çka sugjeron se regjimi sirian dhe pas tij, miqtë rusë dhe iranianë janë fitimtarët e kësaj batërdie që ndodhi në Siri për shkaqe dhe axhenda që nuk janë sqaruar. Revista citon edhe një burim diplomatik në SHBA, sipas të cilit duhet të jetë populli sirian ai që vendos për Sirinë, ndërkohë që ky lëshim merr tjetër rëndësi në kontekstin e një takimi të afërt Trump –Putin.

http://foreignpolicy.com/2017/07/03/tillerson-ready-to-let-russia-decide...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.