Legalizohet gara e porositur Basha-Selami

Postuar në 03 Korrik, 2017 21:54

Ashtu siç pritej kryesia e Partisë Demokratike miratoi kandidaturat e Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit në garën për kyetar të kësaj force politike, një dyshe e paketuar nga Berisha për të lënë sërish në krye të PD-së, Lulzim Bashën. Selami u vetëshpall kandidat për kryetar një ditë pasi Lulzim Basha u vetëngri, në një lëvizje të orkestruar nga Berisha.

Mbledhja ku munguan ish-ministri Genc Ruli, ish-ministri Bode dhe të tjerë figura të njohura të kryesisë u shoqerua me debate të forta nga kundërshtarët e Bashës që kërkuar një analizë të thellë të rezultatit në zgjedhjet e 25 qershorit, por kjo nuk u pranua duke projektuar një çarje të PD-së.

Gent Malko paraqiti një kërkesë  të mbështetur nga një e 6-ta e anëtarësisë ku kërkohej mbajtja e një analize për humbjen në zgjedhje dhe shtyrjen e garës brenda PD-së, por kjo kërkesë u rrezua me 13 vota kundër dhe 11 pro.Pas mbledhjes u prononcua ish-deputetja Majlinda Bregu, e cila tha se Basha po vazhdonte të njëjtën lojë të mosmarrjes së përgjegjësive. Ndërsa Edi Paloka tha se mungesa e unanimitetit është tregues i demokracisë së brendshme dhe se në zgjedhjet për kryetar do dalin përgjegjësitë e të gjithëve për humbjen në 25 qershor.

Selami legjitimon farsën e Bashës dhe Pazarin e 18 majit

Edi Rama e ka dhënë sinjalin sot paradite kur në takimin me deputetët e zgjedhur të PS-së ai deklaroi ndër të tjera se i qëndron pikë për pikë marrëveshjes me PD-në. Sot në mbrëmje, Lulzim Basha dhe ustai i tij Sali Berisha bënë puçin në kryesi duke bllokuar kandidimim e Astrit Patozit, rivalit të vërtetë të Bashës. Një opozitë që flet për blerje votash dhe vetë bllokon procesin zgjedhor për lidershipin e vet, meriton vetëm injorimin. PD ja po humbet qysh tani statusin e opozitës, pasi ajo nuk ka bërë sot veçse i është konformuar thirrjes së kryeministrit që e pret me termat e marrëveshjes së majit. Bashës pra i duhet që të mbetet kryetar. 

Deri këtu jemi në anën dramatike të çështjes, pasi ekziston edhe ajo groteske që mishërohet te kandidatura e Eduard Selamit. I përfolur gjatë si një njeri që bën diferencën, ai u kthye nga ShBA për të qenë në krah të Berishës si një shurdhues i zhurmës që bëhej për atë vetë. Selami erdhi dhe nuk bëri asgjë. Asgjë politike, asgjë thelbësore. Dhe sot ai ndodhet si palë në një proces që nuk bën gjë tjetër veçse legjitimon një garë që është false për të mbajtur në karrige kukullën Lulzim Basha. 

Një politikan që pretendon se udhëhiqet nga morali ka për detyrë të ketë edhe disa shqisa politike. Z. Selami nuk ka shanse të fitojë, por edhe nëse kaai më së pari do të kërkonte rregulla loje, e jo njëherë të kërkojë shtyrje zgjedhjesh e mandej të pranojë garën në këto kushte. Sigurisht ky vlerësim do të binte nëse Selami do të fitonte, apo do të tërhiqej, e me këtë rast ndoshta do të duhet ti kërkonim edhe ndjesë, por deri më tani ai nuk është kandidat real, por numër funksional për Bashën. Është në nderin e tij të tërhiqet nga gara. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.