“Panorama”: Ristani, negociator mes Lulzim Bashës dhe Astrit Patozit për vendosjen e rregullave të garës

Postuar në 03 Korrik, 2017 09:43

Gazeta “Panorama” shkruan sot se palët e përfshira në garën për drejtimin e Partisë Demokratike janë në negociata për rregullat e lojës. Sipas kësaj gazete, sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani është caktuar si ndërmjetës, apo negociator, mes Lulzim Bashës, kryetar i ngrirë dhe kandidat dhe Astrit Patozit, rivali kryesor përballë tij. Synimi i kësaj negociate është që të vendosen rregulla të qarta dhe të gjithëpranuara, meqenëse deri më tani ka patur kritika dhe dyshime për atë që po ndodh me procesin e hapur nga dy nënkryetarët. Po kështu gazeta shton se me përfundimin e afatit për dorëzimin e kandidaturave, pritet të mblidhet Kryesia e PD-së, e cila me gjasë do të miratojë ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Lajmi refron disa burime, por nuk ka qëndrime zyrtare për ta mbështetur atë.

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-nisin-negociatat-per-garen-ne-pd-z...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.