Zgjedhje me njollë

Postuar në 01 Korrik, 2017 12:17

Raporti paraprak, i publikuar së fundmi në faqen zyrtare të OSBE-së, vëren se në të paktën 5 për qind të vrojtimeve të saj, rreth 5 për qind e firmave të hedhura në listat me emrat e votuesve dukej se qenë hedhur nga e njëjta dorë.Prania e vëzhguesve partiakë, shpesh të paautorizuar në qendra votimi ka qe shumë e lartë dhe shumë pranë kutive të votimit, duke ekspozuar zgjedhjen e votuesve.

Shqetësim tjetër ishte dhe  keqpërdorimi i burimeve të sektorit publik në zgjedhje. Raporti vëren se zbatimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor të miratuar së fundmi, duket se kishte për synim interesin partiak më shumë sesa zbatimin e paanshëm të ligjit dhe sundimin e ligjit.

Raporti përmend gjithashtu akuzat se "bashkëshortja e një kandidati të LSI-së në Gjirokastër përdori fondet për subvencionimet e bujqësisë për të tërhequr vota", si dhe faktin se Kryeministri Edi Rama bëri thirrje gjatë fushatës që policët të bënin aktivitet politik për partinë e tij, pavarësisht se kërkoi falje më vonë.

Raporti vëren gjithashtu se një përfaqësues partiak u kishte thënë vëzhguesve se kryebashkiaku i Fierit u ka bërë thirrje kompanive publike e private të pushonin nga puna simpatizantët e Partisë Demokratike.Në Delvinë, nënvizon raporti, Partia Socialiste ushtroi presion mbi punonjësit publikë të merrnin pjesë në fushatë, si dhe mbajtën shënim emrat e pjesëmarrësve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.