Presidenca estoneze e KiE-së: Zgjerimi i BE-së është një investim strategjik dhe afatgjatë

Postuar në 01 Korrik, 2017 13:59

Estonia ka bërë një rrugë të gjatë që kur u bë anëtare e Bashkimit Evropian në vitin 2004. Reformat e ndërmarra kërkonin vendime të vështira. Megjithatë, rëndësia e tyre u plotësua me unanimitet ndërpartiak në parlament dhe në qeveri, si dhe u kuptua dhe u pranua nga qytetarët. Anëtarësimi në BE ka ofruar për estonezët liritë e shumëpritura - lirinë për të udhëtuar, studiuar, punuar, tregtuar dhe bërë biznes brenda 27 vendeve europiane që përfaqësojnë mbi 500 milionë njerëz”-thotë ministri i Jashtëm i Estonisë, Sven Mikser. Trembëdhjetë vjet më vonë, nga 1 korriku i këtij viti, Estonia do të mbajë për herë të parë presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ne duam të japim përfitime konkrete për të gjithë qytetarët e BE-së - ky është qëllimi kryesor i presidencës sonë. Prioritetet tona janë një ekonomi evropiane e hapur dhe inovative, një Europë e sigurt dhe e sigurtë, një Europë digjitale dhe një Evropë gjithëpërfshirëse dhe e qëndrueshme. Për këtë, BE-ja duhet të veprojë si ekip. Roli ynë si presidencë është gjetja e një balance mes të gjitha pikëpamjeve dhe interesave në Evropë sot për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm të strategjive të reja, akteve legjislative dhe masave praktike në shumë fusha të politikave të BE”-thekson Mikser

Zgjerimi - një investim strategjik

Bazuar në përvojën tonë, ne në Estoni besojmë se zgjerimi i BE paraqet një investim strategjik pë paqen, demokracinë, prosperitetin, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë Evropën. Ne besojmë se vendet që ndajnë dhe promovojnë këto vlera dhe plotësojnë kushtet përkatëse duhet të kenë mundësinë për të ecur përpara në procesin e pranimit. Perspektiva e zgjerimit vazhdon të përfaqësojë një nga mjetet më të rëndësishme të promovimit të reformave dhe vlerave të BE-së në vendet aspirante. Sfidat e përbashkëta, të tilla si kriza e migracionit dhe lufta kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, gjithashtu kanë nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë.

Nëse shikojmë hartën, nuk ka dyshim se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian. Ne jemi të bindur se agjenda e zgjerimit është axhenda më e mirë e reformave për këto shtete. Në të vërtetë, procesi i pranimit është bërë më i gjatë. Unë jam i sigurt se vendet e Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë në rrugën e reformave për të qenë gati kur Bashkimi Evropian të jetë gati për zgjerimet e ardhshme.

Cilën BE duam?

Domethënia e Bashkimit Evropian si një aktor global lidhet ngushtë me forcën dhe unitetin e miqve dhe partnerëve tanë në lagjen e afërt. Ballkani Perëndimor është një nga rajonet kyçe. Prandaj, me të vërtetë besojmë në deklaratën e bërë nga udhëheqësit e BE-së në 60 vjetorin e Traktateve të Romës: Ne duam një Bashkim, i cili mbetet i hapur për ato vende evropiane që i respektojnë vlerat tona dhe janë të përkushtuara për t'i promovuar ato.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/30/sven-mikser-estonian-fm-eu...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.