Studimi/Kaukazi i Jugut ruan vijimësi genetike për 8 000 vitet e fundit

Postuar në 30 Qershor, 2017 10:25

Për Ballkanin thuhet se është një rajon me trazime të mëdha popullsish e për pasojë teorizimet për autoktoni dhe vijimësi genetike përherë vihen në dyshim. Mirëpo nuk ka rajon tjetër në histori që të ketë shërbyer si portë migratore për njerëzimin për mijëra vjet si Kaukazi. Arkeologjia ka dokumentuar ndryshime të mëdha kulturore në këtë rajon që përbëhet ndër të tjera nga Gjerogjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Kakuazi është nyja që lidh Azinë me Europën, aty kanë kaluar të gjithë popujt që nga prehistoria e deri në shekujt e parë të erës së re. Prej aty cekën edhe mongolët dhe turqit.

Mirëpo këto lëvizje sizmike duket se nuk kanë patur ndikim në vijimësinë genetike të popullsisë së zonë, një rezlutat ky befasues për gjykimin e përgjithshëm. Një studim i publikuar së fundmi në Current Biology, jep prova laboratorike të vijimësisë genetike në linjën femërore për 8000 vitet e fundit. Kërkuesit analizuan ADN-në mitokondriale në 52 skelete të vjetër në zonat e Armenisë së sotme dhe të Artsakh. Mitokondria kalon nga nëna te fëmija dhe këto mostra u krahasuan me genomin e mitokondrisë në 686 individëve nga Armenia e sotme dhe shtatë vende fqinj me të. Rezultati evidenton vijimësi genetike në linjën femërore, duke sugjeruar se prezenca e femrave në këtë rajon ka qenë stabël për 8 000 vjet. Diçka e jashtëzakonshme nisur nga ajo që ka përjetuar ky rajon.  

https://phys.org/news/2017-06-genetic-evidence-south-caucasus-region.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.