A po përdoret uji i pijshëm për shatërvanet e sheshit "Skënderbej"?

Postuar në 30 Qershor, 2017 11:28

Tirana dhe i gjithë vendi po përjeton ditë të nxehta me temperaturat që kulmojnë mbi 40 gradë. Bashkia e palodhur e Tiranës që s'ke nga ta kapësh se punon ditë natë për qytetin, çuditërisht nuk ka bërë as gjënë më minimale, lagien e rrugëve për të ulur sado pak nxehtësinë që përçon asfalti apo betoni. Mund ta bëjnë kompanitë e pastrimit apo vetë ndërmarrja e Bashkisë, por kjo nuk ka ndodhur për arsye që i di bashkia.

Veliaj shpalli një ditë më parë gjendjen e emergjencës dhe vuri alarmin se thatesira ka bërë që furnizimi me ujë të jetë i pamjaftueshëm. Edhe nëse është kështu, uji për të lagur rrugët mund të merret nga puset dhe nuk ka asnjë justifikim për të thënë pse nuk lagen rrugët në ditë kaq të nxehta.

Televizionet afër Veliajt janë munduar këto ditë të transmetojnë kronika se thatesira ka kapur gjithë vendin dhe gjithë Europën dhe situata të tilla të ngjashme ka edhe rreth nesh. Pra sipas mediave nuk është faji i Erionit që nuk ka ujë. Ky i fundit apeloi dje që të mos shperdorohe uji i pijshëm dhe kërcënoi me burg ata që e përdorin ujin për lavazhe apo freskim ambjenti. Në fakt një sasi e madhe e ujit të rezervuareve të Tiranës shkon për sheshin e Ri "Skëndërbej" dhe ujin që rrjedh sa andej - këndej. Njerëzve u është thënë se për shatervanet dhe rezervuaret do të përdorej uji i shiut, por që nga hapja e sheshit nuk ka rënë shi dhe kësisoj e vetmja mundësi  është të jetë përdorur ujë i pijshëm.

"Një risi tjetër për vendin tonë e këtij projekti është këndvështrimi ekologjik i tij duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Në këtë projekt do të ketë rreth 2100 m3 rezervuare për të mbajtur këtë ujë"- thuhet në përshkrimin sqarues të kryeministrisë për projektin. http://www.kryeministria.al/al/newsroom/lajme/prezantimi-i-projektit-per.... Gjithë ky angazhim për të mbrojtur kryetarin e bashkisë që deri më tani ka rezultat shembullor, por që mësa duket ka harruar betejën me zhulin dhe tani po nikoqireps ujin, një pjesë e madhe e të cilit derdhet në sheshin "Skëndërbej". 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.