Iraku deklaron rënien e Shtetit Islamik

Postuar në 30 Qershor, 2017 09:19

8 muaj luftë urbane dhe më në fund trupat e qeverisë irakene kanë marrë pjesën më të amdhe të Mosulit dhe xhaminë e rrëuar al-Nuri. Shteti Islamik ka humbur kështu atë që konsiderohej de facto si kryeqyteti i tij, ndërkohë që beteja e Mosulit pritet të përfudojë këto ditë.

Kryeministri Haider al-Abadi e cilësoi kapjen e xhamisë si fundin e shtetit fals të krijuar nga Daesh. Rënia e Mosulit, pjesë të të cilit janë ende nën kontrollin e ISIS, përfaqëson humbjen e gjysmës së territorit që ISIS ka patur nën kontroll, ndërkohë që një pikë tjetër e rëndësishme, ajo në Raqqa është po ashtu duke rënë, kësaj radhe me ndihmën e rebelëve sirianë dhe kurdëve. Humbjet territoriale për ISIS janë thelbësore: 80% të sipërfaqes së para dy vjetëve ai nuk e zotëron më, ndërkohë që të ardhurat kanë rënë në 16 milionë dollar në muaj. Sipërfaqja që kontrollon sot ISIS është sa Belgjika dhe ndodhet në Siri dhe Irak, dy vende, ku potenciali i ripërcaktimit të kufijve është shumë i madh.

https://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-iraq-mosul-idUSKBN19K0YZ

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.