Ristani: Nul urdhri për rihapjen e garës në PD

Postuar në 29 Qershor, 2017 14:51

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani, i ka dhënë një tjetër goditje përpjekjeve të Lulzim Bashës për të rilegjitimuar qëndrimin e tij në krye të PD-së përmes zgjedhjeve që u shpallën në 22 korrik. Në një deklaratë për mediat Ristani sqaron se delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem dhe kësisoj edhe hapja e garës për kryetar të Partisë Demokratike nga dy nënkryetarët është nul.

“Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem. Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet,  caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja  e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise”- sqaron Ristani në deklaratë.

Nëse gara do të mbahet sipas udhëizmit të nënkryetarëve ajo do të ishte jo statuore dhe pjesëmarrja e një prej kundërshtarëve, në rastin konkret Eduart Selamit do ta legjitimonte garën. Kësisoj grupi që kërkon largimin e Bashës nuk ka rrugë tjetër, ose të mbledhë firmat e anëtarësisë, ose të kërkoj mocion shkarkimi për Bashën.

Në deklaratën e tij Ristani thotë se per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.