Kryeministri malazez, Markoviç: Bashkimi doganor dhe tregu i përbashkët ballkanik, ide jorealiste

Postuar në 29 Qershor, 2017 19:05

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç thotë në një intervistë të fundit se anëtarësimi i vendit të tij në NATo i shërben sigurisë në Ballkan. Sipas tij Mali i Zi ka qenë ekspozuar ndaj faktorëve të kërcënimit të sigurisë, nga jashtë dhe brenda, çka e bën hyrjen në Aleancë një akt që jep garanci. Markoviç ka folur edhe për idenë e tregut të përbashkët ballkanik dhe sipas tij, ajo nuk është një ide realiste.

Fakti që ne kemi mbyllur negociatat për kapitullin 30 – Marrëdhëniet me Jashtë – që përcaktojnë politkat tregëtare drejt vendeve të treta, është prova më e mirë sesi standardet europiane duhen adoptuar. Ndonëse në fillim të këtij viti interpretime të ndryshme dhe iniciativa të caktuara u bënë të njohura në kuadër të integrimit të mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor, siç është i ashtuquajturi “bashkimi doganor”, apo “tregu i përbashkët” në rajon, në takimet e ekspertëve me KE-në dhe vendet e rajonit, si dhe në takimet e përfaqësuesve të qeverisë sonë dhe BE-së, është rënë dakord që në rajonin tonë nuk mund të flitet për bashkim doganor apo politikë tregëtare të rajonit drejt vendeve të treta. Me fjalë të tjera, nisma nuk është realiste përderisa secili vend po harmonizon politikën ekonomike në përputhje me marrëveshjet e Stabilizim Asociimit”, shprehet kryeministri malazez.

https://europeanwesternbalkans.com/2017/06/29/markovic-membership-in-nat...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.