"4 gabimet madhore të Bashës në opozitë"

Postuar në 28 Qershor, 2017 11:08

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i përfshirë në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në Qarkut e Tiranës bëri një analizë të shkurtër të humbjes së opozitës në zgjedhje. Sipas tij, pamvarësisht përdorimit të parave në zgjedhje dhe praktikave të tjera të pushtetit që ndikuan tek vota, humbja erdhi për arsye të tjera që lidhen me mënyrën sesi PD bëri opozitë në 4 vjet.

Sipas Sheshit, Lulzim Basha nuk e përqëndroi opozitën në çështje të mëdha, por u mor me akuza të vogla që lidhen me raste korruptive, të shumë artikuluara 25 vitet e fundit. Kreu i LZHK-së thotë se gabimi i parë i Lulzim Bashës ishte përjashtimi i opozitës nga reforma territoriale dhe lënia dorë të lirë qeverisë në një reformë kaq të rëndësishme.

Shehi rendit se gabimin e dytë madhor të Bashës dhe PD-së qëndrimin e mbajtur për reformën në arsim, e cila ndonëse u votua kundër nga opozita, nuk reflektoi një qasje reformuese të PD-së për arsimin por interesat e disa pronarëve të universiteteve që ishin licensuar në kohën e Berishës.

E treti gabim që sipas Shehit penalizoi opozitën ishte qëndrimi për një tjetër reformë kruciale si ajo e gjyqësorit, ku Basha i dha mundësinë Ramës ta personalizonte dhe ta kthente në kalë beteje, duke krijuar perceptimin se opozita është kundër. Lëvizja e katërt e gabuar e Bashës sipas Shehit ishte refuzimi i paketës Mc Alister dhe marrëveshja jo transparente me Edi Ramën në 18 Maj.

I ftuar në studion e Abc News Shehi tha se ja ka përcjellë këto qëndrime edhe zotit Basha për çështjen e reformave por nuk ka patur ndonjë reflektim. Edhe për çështjen e listave Shehi tha se Basha duhet të hartonte një listë ku të përfshiheshin të gjitha korrentet e opozitës dhe Partisë Demokratike.

 

Comments

Submitted by cuf dabjoni (not verified) on

Çudi !!! per Dashin nuk perben asnje problem qe Luljeta e Rameos I dha vetes te "drejten" te emeroj deputet ne te turpshmen Lista Basha, pa nje gjykim te Kryesise duke perfshire ata qe I dhane, qe neser te ndihmonin Ramen . Hyne ne Liste askusha , rishtare per interes ne Pd, ata qe e e quanin pseudo çadren Horrat e Çadres dhe ne qindar faqe artikujsh e fb nuk ju gjen nje fjale te mire per PD, sepse nuk jane te sajet.
Basha duhet te largohet nga cdo post ne PD si "enveruc" autoritarist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.