LSI-ja pranon rolin e opozitës, Vasili: “Zgjedhje me probleme të mëdha”

Postuar në 27 Qershor, 2017 10:38

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka dalë sot në një konferencë për shtyp përmes të cilës ka njohur zyrtarisht rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit 2017. Ai ka falenderuar votuesit e LSI-së, 230 mijë, duke shtuar se tashmë misioni I LSI-së është Opozita.

“Kam dalë të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë, në radhë të parë qindra mijë të rinj që ishin forca jonë kryesore në këtë fushatë të vështirë që votuan për t’i bërë Shqipërisë një opozitë të vërtetë të vërtetë në vend.

Zëri i kësaj opozite të re do të zhveshë strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, të një vendi që duhet të çlirohet nga kthimi në një gropë plehrash, nga koncensione që ishin pa zë sepse opozita ishte pa zë, si ajo e Sali Rexhepit njëherë e një kohë kurse tani do të ketë një opozitë jo të kapur, jo të blerë, që do të ketë një mision të jetë zëri i qytetarëve dhe do të ketë mision çlirimin nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes. Edhe pse këto zgjedhje kanë qenë  më të shëmtuarat, i kemi dokumentuar problemet dhe nuk do të lodhemi t’ia dokumentojmë nga afër dhe çdo shqiptari sepse shqiptarët duhet ta dinë se ç’ka ndodhur dhe për ta njohur nga afër se ç’është kjo strategji e mbrojtur nga Policia e Shtetit, që e dominoi.

230 mijë vota janë 230 mijë mesazhe për një mision të madh që i ngarkohet LSI-së dhe LSI do të luftojnë në mënyrë të hekurt që Shqipëria të mos udhëhiqet  nga bandat nacional-socialiste të Rilindjes  bashkë me mekanizmin Gestapo të Task Forces që nuk kishte mision tjetër veç goditjen e LSI.

Shqiptarët kërkuan opozitë të vërtetë dhe do të kenë opozitë të vërtetë dhe ne nuk do t’i ndahemi 24 orë këtij misioni për të demaskuar këtë dukuri thellësisht negative për të ardhmen e vendit dhe do t’i prijmë të ardhmes së vendit”, tha ndër të tjera Vasili.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.