AMA shtyn sërish mbylljen e transmetimeve analoge

Postuar në 27 Qershor, 2017 19:39

Autoriteti i Mediave Audiovizive AMA është deytyruar të shtyjë sërish afatin për mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë – Durrës i parashikuar të mbyllje më datë 30 qershor 2017. Sipas AMA-s, shkak për këtë vendim është sasia e pamjaftueshme në treg e dekoderave tokësorë, të cilët mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv digjital. 
Ne njoftimin e saj AMA thotë se "nisur nga numri i larte i banoreve ne qarqet Tirane e Durrës vlerësohet si shumë i rëndësishëm sigurimi i sasisë së mjaftueshme të dekoderëve digjital për t’u garantuar qytetarëve marrjen e programeve pa pagesë"
Pa vendosur një afat për ndërprerjen e transmetimeve analoge AMA sqaron se me plotësimin e kushteve të domosdoshme dhe të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit të digjitalizimit, do të njoftojë zyrtarisht për afatin e mbylljeve të transmetimeve analoge në qarqet Tiranë e Durrës.
Procesi i digjitalizimit do të vijoje në qarkun e Beratit, me fillimin e transmetimeve digjitale ne datë 3 Korrik 2017, ndërkohë qe transmetimet analoge do të vijojnë edhe për një periudhë një mujore.
Edhe pse vetë nuk i ka lërmbushur detyrimet për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë AMA kërkon nga publiku, i cili përfiton transmetimet televizive nëpërmjet teknologjisë analoge, të pajiset sa më parë me marrës digjital (dekoder të tipit DVB-T2), pasi në të kundërt, nuk do të mund të shohë më transmetime televizive në qarkun e Beratit mbas mbylljes së transmetimeve analoge.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.