Numri dy i PD-së: Keqardhje për rezultatin. Misioni i PD-së vazhdon

Postuar në 26 Qershor, 2017 16:58

Humbja e PD-së është tanimë realitet elektoral, por edhe politik. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Arben Ristani, i katërti në kistën e Vlorës dhe që nuk arriti të zgjidhej si deputet, ka bërë një shnëim të shkurtër në Facebook përmes të cilit shpreh keqardhjen për rezultatin dhe falenderon anëtarët e PD-së. 

Falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike për katër vitet e një opozite të vështirë, tre muaj qëndresë në çader dhe një muaj fushatë të përkushtuar. Po ashtu ju bëj thirrje numeruesve dhe komisionerëve te PD, që të numërojnë cdo votë te opozitës, që vullneti i Shqiptarëve të pasqyrohet drejtësisht. Me përgjegjësinë e plotë si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë shpreh keqardhjen për rezultatin e zgjedhjeve dhe bindjen se misioni i Partisë Demokratike vazhdon”,- shprehet ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.