I plotfuqishëm, Rama kafshon PD-në

Postuar në 26 Qershor, 2017 08:25

Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama duket se do të shkojë drejt një fitore dërrmuese në zgjedhje. Projeksionet e para flasin për një fitore mbi 51%  në rangun e 75-76 mandateve me një diferencë të thellë kundrejt Partisë Demokratike, e cila zbret në shifra, ndërkohë që LSI ruan votat e saj. Nga një vëzhgim i shpejtë duket se rritja e Partisë Socialiste lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me tkurrjen e Partisë Demokratike në disa qarqe, një mesazh i fortë për lidershipin e PD-së. Kjo e fundit ka humbur terren edhe në zona që ka patur qëndrueshmëri, si në Elbasan, ku është minus 4 mandate, Shkodër, Durrës, Berat, Dibër etj. Marrëveshja Rama - Basha duket se ka çuar votat e të pakënauqe të PD-së në hambarin e Partisë Socialiste, e cila i ka të gjitha shanset për të qeverisur e vetme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.