Mesazhi i SHBA për zgjedhjet!

Postuar në 25 Qershor, 2017 10:32

Ambasada e Shteteve te Bashkuara ne Tirane u ka bërë thirrje 3.4 milionë zgjedhësve shqiptarë të ushtrojnë  të drejtën e votës. Në një mesazh urimi në Facebook, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, njoftoi se 34 ekipe të selisë diplomatike të SHBA-ve do të vezhgojnë votimin dhe numerimin në të gjithë vendin.

“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!” - shkruan ambasadori amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.