Raportime për shitblerje votash

Postuar në 24 Qershor, 2017 18:12

Edhe në këto zgjedhje duket se do të përsëritet i njëjti fenomen, ai i shitblerjes së votës. Një ditë para hapjes së kutive të votimit ka raportime për përdorim të parave nga individë që përfaqësojnë subjekte politike. Ministri Dritan Demiraj deklaroi se  ka patur 250 denoncime dhe 25 të arrestuar për shitblerje të votës.Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, është kallzuar në prokurori për shitblerje votash në qytetin e Cerrikut dhe zonat përreth.

Sipas materilait të referuar në organin e akuzes, ai së bashku me nje biznesmen me inicialet Sh.B kanë ngritur nje skemë per t’u ofruar para qytetarëve në këmbim të votës. Ne referimin e mberritur ne prokurori thuhet se votuesit pasi paguheshin nga biznesmeni, lista bashkë me karta e identitetit i shkonin Xhikës. 

Ndersa ne Shkoder u arrestua një doganier i doganes se Vermoshit pasi dyshohet se po shpërndante para për në këmbim të votave për një subjekt politik. Izmir Bushaj, 26 vjeç, u arrestua në flagrancë në fshatin Kullaj. Gjatë kontrollit të automjetit të tij, policia sekuestroi një sasi prej 96 mijë lekësh të reja në prerje 20 mijë lekëshe, zarfa dhe një listë me emra. Raportime për shitblerje votash ka patur edhe në Elbasan e Vorë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.