Një Europë e fortë përballë autoritarëve Trump, Putin e Erdogan

Postuar në 24 Qershor, 2017 13:41

Dobësimi i demokracisë në SHBA, Rusi dhe Turqi, duhet ta bëjë Bashkimi Evropian më të fortë, tha liderin i social-demokratëve gjermanë, Martin Schulz në një intervistë për mediat gjermane.
Ish-presidenti i Parlamentit Evropian dhe kandidat për kancelar i Gjermanisë në zgjedhjet federale parlamentare në shtator, tha se Donald Trump, presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti turk Retzep Tagip Erntogan sillen si "udhëheqës autoritarë"
"Tani është e rëndësishme të ripërtërimë Evropën dhe të bëjmë atë më të fortë. Jo vetëm me fjalë, por me politika konkrete"- tha udhëheqësi i SPD për gazetën Passauer Neue Presse.
Në zgjedhjet e 24 shtatorit, Schultz shpreson të rrëzojë kancelaren Angela Merkel, por sipas sondazheve të fundit partia e tij ka mbetur 14 pikë përqindjeje pas kristian demokratëve të (CDU) së Merkel.
Kontrasti në politikat proteksioniste është një nga pikat në të cilën Schultz dhe Merkel bien dakord. Kandidatit i qendrës së majtë gjermane muajin e fundit  akuzoi presidentin e SHBA-së për shkatërrimin e vlerave perëndimore dhe minimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
"Ka disa në samitin e  G20 që sillen si udhëheqës autoritarë, si: Presidenti turk Erdogan, presidenti rus Putin dhe presidenti amerikan, Trump"-është shprehur Schultz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.