Gjeti si flamur devijimin në nacionalizëm

Postuar në 24 Qershor, 2017 12:51

Motoja e fushatës së kryeministrit ishte tepsia dhe lugët që fusnin në të parti si LSI apo aleatë që iu bashkuan qeverisë socialiste. Shoqëruar edhe me ngjyrat e rreme të nacionalizmit, Edi Rama po tenton të manipulojë misionin e zgjedhesve, të cilët i orientoi drejt tifozllëkët për udhëheqësin që po ringjall idealet e Skëndërbeut dhe Ismail Qemalit, ndonëse ishte shprehur rëndom në fushatë se mbështetja për partitë nuk është si brohoritja për skuadrën e zemrës.

Në fakt ai kërkon që të gjithë të bëjnë tifo për një "patriot" që na u shfaq papritur në kërkim të votave për flamurin. Arratisje e  ulët dhe me risk të madh për njerëz që nuk besojnë asgjë dhe premtojnë në emër të flamurit dhe aspiratave kombëtare. Pse ky ndryshim kursi i kryeministrit ishte një shfaqje e ulët dhe tinzare, kundër LSI-së apo një sistemi që siç thotë ai rrezikon Shqipërinë? Vërtet Edi Rama po udhëhiqet nga parimi i pastrimit të shtetit nga nepotizmi dhe klientelizmi politik? A është vetëm LSI që ka punësuar në shtet vetëm militantë? Kjo është naive të besohet aq më tepër që zoti Rama nuk i fshihet dot vetes dhe atyre që ka thënë me zë dhe figurë para shqiptarëve që mesa duket përtypin çdo gjë dhe u lejon prestigjitorëve politikë t'i trajtojnë si një audiencë idiote.

Pas mbylljes së fushatës elektorale të PS-së një Vlorë, Rama ishte i ftuar në emission “Top Story”  ku foli për koalicionin e prishur me Ilir Metën. Kryeministri Rama tha se ai kishte që në shtator që i kërkonte Metës koalicion. Mirëpo sipas tij, Meta i tha vetëm “prit”. “Unë nuk jam prishur me LSI në asnjë moment. Kam kërkuar që në shtator që të bëjmë koalicionin me Ilir Metën, por përgjigjja ishte strategjike ‘prit’. Konfliktin e filloi LSI”, - u shpreh Rama.

Kjo është pasqyra e asaj që priste Edi Rama, vazhdimin e koalicionit me Ilir Metën. Në rast të një përgjigje pozitive do ta shiste si konfirmim i një koalicioni strategjik siç pati deklaruar në Asamblenë e Partisë Socialiste. Nëse do kishim këtë skenar dhe Ilir Meta do t'i kishte thënë "po" që në shtator sot nuk do kishim as tepsi dhe as sini. Por një shfaqje tjetër të ngjashme me atë të 2013, të rimodeluar sipas fabulës PS-LSI, lokomotiva e integrimit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.