"Do bëjmë koalicion edhe po morëm 71 mandate"

Postuar në 24 Qershor, 2017 18:43

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për emisionin “Përballë” në RTSH.  Ndonëse përflitej dhe hamendësohej, me këtë dalje, Rama ka bërë të qartë se edhe nëse merr 71 mandate ai do të ftojë parti të tjera në koalicion. Por kësaj radhe sipas tij, duke qenë se PS-ja është e pashantazhueshme, koalicionet do të jenë programore.

“Deri sot koalicionet nisen nga tepsia. Pra, partia fituese nuk bën dot gjithçka që do të donte të bënte sepse paraprakisht duhet të kalojë nga ndarja e tepsisë. Partitë e tjera përpara se të të japin votbesimin për të bërë qeverinë, duan të kenë të qartë se sa pjesë të tepsisë do të kenë. Pra, sa drejtori, sa agjenci, sa inspektoriate, sa kështu, sa ashtu, deri dhe sa pastruese nëpër institucione. Nëse ne kemi shumicën e mjaftueshme, pra jemi të pashantazhueshëm politikisht e kam fjalën, atëherë…Atëherë koalicionet janë një çështje programore, janë një çështje që lidhet me vlerësime strategjike për vendin dhe jo hajde edhe ti se unë s’kam numrat, edhe po të jap edhe ty një copë nga shteti që s’është i imi, është i të gjithëve”, tha kryeministri. Por pak më poshtë ai nuk gjen askënd që të ketë një program të hajrit ashtu siç e percepton ai. Në këtë rast koalicionet do të jenë për tjetër arsye:

Nuk ka asnjë arsye për të bërë koalicion me askënd këtu nëse do më thoni që ndonjëri përfaqëson ndonjë pasuri programore. Arsyet për koalicion këtu…Arsyet për koalicion këtu mund të jenë të lidhura vetëm me fuqëzimin e vullnetit politik për të bërë reformat e mëdha dhe për të çuar përpara proçesin e integrimit”, tha Rama. 

Mund të imagjinojmë qysh tani Lulzim Bashën ministër të Integrimit p.sh, ndërkohë që teza e fushatës zhbëhet sa hap e mbyll sytë.

http://www.gazetadita.al/intervista-rama-cfare-mund-te-bente-me-shume-ps...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.