Albin Kurti: Si qeveri, do t'i japim popullit të drejtën e referendumit për bashkim me Shqipërinë

Postuar në 23 Qershor, 2017 08:35

Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka dhënë sot një intervistë për “shqiptarja.com” përmes së cilës përcjell disa komente për zhvillimet në Kosovë. Kurti është fitimtari i madh i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, pasi VV-ja njohu rritjen më të madhe nga të gjitha partitë. Ai thotë në intervistë se premisat e një qeverie nga Haradinaj ofronnë skemën e vjetër të koalicioneve që u provua si e dështuar. Koalicione që çedojnë në gjithçka programore. Sipas tij, VV-ja do t’i përmbahet platformës së vet dhe se ajo ka bërë ftesë për LDK-në dhe deputetë të caktuar të koalicionit të drejtuar nga Haradinaj. 

Kurti thotë se për atë që ndodh në Tiranë ai nuk ka preferenca, por si qeveri e Kosovës do të kërkojë përherë bashkimin me Shqipërinë. 

Dëshira dhe interesi i qytetarëve tonë në të dy anët e kufirit të tilla janë. Këtë personalisht do ta kërkoj gjithnjë, pavarësisht pozitës ku do të ndodhem. Megjithatë është e rëndësishme që të sqarohemi se nuk e bën bashkimin kryeministri i Kosovës, por populli i Kosovës. Ajo çfarë do të bëjmë në qeverinë e LV, është që t´i japim popullit të Kosovës të drejtën e referendumit, të cilën sot nuk e ka. E drejta për referendum është një ndër themelet e të qenit sovran. E pastaj, kur të jetë e drejta për referendum, populli i Kosovës le të flasë vetë, kur të jetë momenti”, shprehet Kurti. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.