Daniel Day Lewis tërhiqet nga aktrimi

Postuar në 22 Qershor, 2017 09:39

Aktori i mirënjohur brianik Daniel Day Lewis tërhiqet nga aktrimi. 60 vjeçari ka publikuar një deklaratë përmes zëdhënësit Leslee Dart, i cili tha se “Daniel Day Lewis nuk do të punojë më si aktor”. Më tej zëdhënësi ka shprehur mirënjohjen e thellë të aktorit për bashkëpunëtorët dhe audidencën. Aktori, 60 vjeç, nuk ka dhënë arsye për këtë vendim që patjetër lë shumë spektatorë të trishtuar.

Lewis është ndër aktorët më të mirë të brezit të tij, por jo vetëm. Shumë i spikatur në rolet e tij si “Nuk ndahet pa gjak”, “Gangsterët e New York”, “Linkoln” apo edhe “I fundit i Mohikanëve”, ndër filmat më të popullarizuar. Ai është nominuar për çmimin “Oskar” pesë herë dhe është i vetmi që e ka fituar atë për kategorinë “Aktori më i mirë” tre herë me filmat “Këmba ime e majtë”, “Nuk ndahet pa gjak” dhe “Linkoln”.

https://www.washingtonpost.com/news/morning-mix/wp/2017/06/21/actor-dani...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.