Ndërron jetë Otto Warmbier, studenti amerikan që u mbajt në Korenë e Veriut

Postuar në 20 Qershor, 2017 08:14

Otto Warmbier, studenti 22 vjeçar amerikan që u mbajt disa kohë në Korenë e Veriut, ka ndërruar jetë. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Rasti i tij mbetet enigmatik; Warmbier u dënua në Korenë e Veriut me 15 vjet burg me akuzën se po përpiqej të kontrabandonte jashtë vendit materiale propagandistike dhe Pheniani e liroi atë pas një vizite të ish-basketbollistit Dennis Rodman.

Familja ja atribuon humbjen e të birit keqtrajtimeve në Korenë e Veriut, duke nënvizuar se ato nuk mund të sillnin një përfundim tjetër. Mjekët amerikanë që e diagnostikuan deklaruan se ai kishte humbje të madhe të indit trunor për arsye që nuk mund të thuhen me siguri. Për humbjen e jetës së Warmbier, ka bërë një deklaratë të posaçme edhe presidenti I SHBA-së Donald Trump.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.