Grupi Xibraka, kërkohet 13 vite burg për Ermal Hoxhën

Postuar në 20 Qershor, 2017 11:13

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi dënimin me 126 vite burgim për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi "Xibraka“. Në bazë të hetimeve rezultoi e provuar se të pandehurit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit kishin importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.

Për ekstraktimin e saj, ata kishin ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar. Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.

Kërkesa e Prokurorisë

1.      I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
2.      I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
3.      I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
4.      I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
5.      I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
6.      I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
7.      I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
8.      I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
9.      I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.