Shteti i Nëndheshëm në SHBA/ish-kongresmeni Paul pranon se ka një organizatë që vendos për shumëçka

Postuar në 19 Qershor, 2017 09:35

Ish - kongresmeni amerikan i Teksasit, Ron Paul ka deklaruar në një intervistë të premten se ai beson se në SHBA ekziston realisht ai që quhet Shteti i Nëndheshëm – Deep State, i cili konsiderohet se bashkon organizata dhe aktorë të fuqishëm në programimin e politikave amerikane, për të cilat edhe presidenti, apo instiucionet janë zëdhënës. Paul deklaroi se dakordësia gati e plotë për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë në një Senat ku ka shumë kundërshtime për këtë qasje, provon se një dorë e caktuar ka lëvizur gjërat për të pajuar njerëz që kanë mendime publike kaq të kundërta.

Ekzistencën e një kaste të tillë e ka pranuar edhe ish- kryetari Kongresit, Newt Gingrich. Nuk mund të mos theksohet se intervista lidhet me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, një vend me të cilin mund të ketë shumë aktorë në SHBA që kanë interesa të mëdha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.