Pas fotos Basha -Trump/Erdogan: "Fat Edi Ramës! S’di sa investime keni nga BE, por tonat nuk do të ndalen"

Postuar në 19 Qershor, 2017 17:21

Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan ka dhënë sot një intervistë për Top-Channel, që është qartazi një ndërhyrje elektorale në ndihmë të Edi Ramës. Nuk kuptohet se përse një president si Erdogan duhet të flasë për mediat shqip në këto kohë, ndërkohë që ka folur hapur në mbështetje të kryeministrit turk. Më tej akoma Erdogan ka deklaruar se ka faktorë që duan të përçajnë Shqipërinë, ndërkohë që kjo përgjigje kalon pa pyetjen se kush janë këta aktorë.

Shqipëria është vend unik me shumëllojshmëri fetare e kulturore dhe në këtë aspekt ka një respekt reciprok mes myslimanëve dhe të krishterëve. kjo bashkëjetesë është një pasuri dhe lutem shpesh që të mbështetet edhe më tej nga Shqipëria. Por ka edhe të tjerë që përpiqen ta përcajnë Shqipërinë. Lutem që ata të thyejnë kokën në mur”, thotë Erdogan.

Kur vjen puna për zgjedhjet, presidenti turk, del hapur në mbështetje të Ramës, me një mesazh që nuk kuptohet se nga cilat arsye buron.

Dua t’i uroj fat mikut tim të dashur, kryeministrit Edi në përpjekjet e tij. Po ashtu edhe presidentit të zgjedhur. Personalisht jam për një solidaritet mes tyre. Zgjedhjet në Shqipëri do të shënojnë fillimin e një epoke të re dhe unë besoj se shqiptarët do të fuqizojnë të ardhmen e tyre”, thotë Erdogan.

Dhe më tej akoma me një nëntekst gjeopolitik: “Investimet turke në Shqipëri kanë arritur në nivele shumë serioze, rreth 3 mld euro investime. Nuk e di sa investime keni marrë nga BE, por investimet tona nuk do të ndalen. Në Shqipëri ne kemi një rreze të gjerë investimesh dhe pak ditë më parë disa biznesmenë biseduan me mua për perspektivën e investimeve në Shqipëri pas zgjedhjeve”.

 

Kjo ndërhyrje vjen pas një tjetre, asaj të ambasadës amerikane në Tiranë doli fare hapur në mbështetje të Ramës, duke deklaruar se “SHBA nuk preferon asnjë kandidat për kryeministër”, shprehje e qartë neutralizimi për përdorimin e takimit të Lulzim Bashës me presidentin amerikan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.