Qeveria ndahet në feude, LSI kërkon shkarkimin e drejtorit të Policisë, Haki Çako

Postuar në 18 Qershor, 2017 21:49

Duket se qeveria shqiptare është ndarë në principata që luftojnë me njëra – tjetrën me të gjithë arsenalin e mundshëm. Pas disa akteve të dhunës ndaj përfaqësuesve të LSI-së në Fushë Krujë dhe në Pukë, nënkryetari i saj, Luan Rama, kërkoi shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policsë Haki Çako dhe disa drejtuesish të komisariateve.

Kërkojme shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Cako, të shefit të komisariatit të Policisë në Berat, drejtorit të policisë Berat, shefin e komisariatit Lezhë dhe shefin e komisariatit në Fushë Krujë, në të kundërt mosveprimi në një rast të këtillë përballë këtyre faktve skandaloze është bashkëfajësi e funksionarëve më të lartë shtetërorë përfshirë këtu kryetarin e Rilindjes. Në të kundërt do jenë të detyruar të mbrojnë veten pa i kapërcyer kufijtë ligjorë”, tha Luan Rama.

Një situatë kjo e paprecedentë kur palët që luftojnë janë të gjithë në qeveri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.