Edhe Rusia si Kina, planifikon ndërtimin e ishujve artificialë në detin Barenc

Postuar në 18 Qershor, 2017 16:04

Rusia planifikon ndërtimin e katër ishujve artificialë në detin Barenc. Lajmin e bën të ditur agjencia ruse “Sputnik” e cila referon dekretin ekryeministrit Dimitry Medvedev sipas të cilit vendet në fjalë do të përdoren për të ndërtuar objekte me kapacitet të madh për marinë. Sipas agjencisë projekti bën pjesë në kuadër të kërkimeve të gazit në zonën e Jamalit nga kompania Novatek. Projekti do të kushtojë 433 milionë dollarë, do të krijojë 10 mijë vende të reja pune dhe se ai paraqet rëndësi strategjike. Parashikimi është që në këtë zonë, bashkë me gadishullin Gaydan,  të nxirren 70 milionë tonë gaz i lëngshëm në vit ndërkohë që rezervat janë 1.2 trilionë m3. Sasia thuhet se do të shtojë me 10% eksportet ruse të gazit, me gjasë një lëvizje që do të përcaktojë edhe çmime të reja.

https://sputniknews.com/business/201706181054737379-russia-barents-sea-i...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.